Kur duhet të zëvendësosh baterinë e telefonit? Bateria është një nga komponentët më të rëndësishëm të telefonit tuaj. Me kalimin e kohës dhe përdorimin e vazhdueshëm, ajo fillon të humbasë kapacitetin dhe efikasitetin. Por si ta kuptoni kur është koha për ta zëvendësuar? Më poshtë janë disa shenja kryesore që tregojnë se bateria juaj ka nevojë për ndërrim:
1. Bateria shkarkohet shumë shpejt
Nëse telefoni juaj nuk mban më ngarkesën si më parë dhe duhet ta karikoni disa herë në ditë, kjo është një shenjë e qartë që bateria është dobësuar.
2. Telefoni fiket papritur
Nëse telefoni fiket vetvetiu edhe pse bateria tregon përqindje të mjaftueshme, kjo tregon një problem me qelizat e baterisë.
3. Ngrohje e tepruar gjatë përdorimit ose karikimit
Ngrohja jo normale gjatë karikimit ose kur përdorni aplikacione të zakonshme është një tjetër shenjë që tregon se bateria nuk funksionon siç duhet.
4. Bateria fryhet ose telefoni duket i deformuar
Në raste më të rënda, bateria mund të fryhet dhe të shkaktojë deformim fizik të telefonit – kjo është një situatë e rrezikshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
5. Telefoni nuk karikohet normalisht
Nëse telefoni karikohet shumë ngadalë ose nuk arrin kurrë 100%, problemi mund të jetë te bateria dhe jo te karikuesi.
Mos e vono ndërrimin e baterisë!
Kur duhet të zëvendësosh baterinë e telefonit?Zëvendësimi i baterisë në kohën e duhur mund të zgjasë jetën e telefonit tuaj dhe të përmirësojë përformancën e tij. Nëse vëreni një ose disa nga këto shenja, kontaktoni shërbimin tonë të servisit profesional në Durres – G-Shop Servis.
Nëse vëreni një ose disa nga këto shenja, mos e vononi ndërhyrjen. Në G-Shop Servis, Durrës, ofrojmë:
- 🔋 Ndërrim baterie origjinale për të gjitha modelet (iPhone, Samsung, Xiaomi etj.)
- ⚡ Shërbim të shpejtë dhe të sigurt
- ✅ Garanci për çdo ndërhyrje
- 📱 Kontroll falas për gjendjen e baterisë